Arrestohet në Drenas i kërkuari nga Austria
Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një person në Drenas.
Ai kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet në Austri, transmeton Zeri.info.
“Drenas 03.07.2025-19:15. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet Austriake, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njejti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia. /Zëri