E moshuara gjendet pa shenja jete në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë, të mërkurën pasdite.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se informacioni është pranuar rreth orës 13:45.

“Rreth orës 13:45, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Imzot Nikprelaj’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima, femër, rreth 80 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci për telegrafin.

Ai shtoi se po trajtohen me kujdes të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë ngjarje.