Digjet një objekt në zonën industriale në Prishtinë

Një objekt është përfshirë nga flakët në zonën industriale në Prishtinë, të enjten në mbrëmje.

Tymi ka mbuluar një zonë të madhe, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit tek provojnë të shuajnë zjarrin.

Mësohet se zjarri është duke u përhapur më shumë.

Expressi ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.