Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohet motoçiklisti

Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar shoferi i motorit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i motorit”, tha Zahiti.