Murati thotë se bllokada e opozitës ka filluar para një viti
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati edhe sot ka akuzuar partitë opozitare se kanë bllokuar miliona euro, qysh para një viti.
Sipas tij marrëveshja mbi 30 milionë euro që parasheh financimin e ndërtimit të parkut solar me kapacitet 100 MË në KEK, ishte bllokuar nga opozita në korrik të vitit të kaluar, duke thënë se bllokada nuk ka nisur tani, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë i Muratit:
Bllokada e opozitës nuk ka filluar tash…
Fiks para 1 viti, më 1 korrik 2024, Qeveria pati dorëzuar në Kuvend marrëveshjen me vlerë 33 milionë euro me Bankën Evropiane për Investime, që parasheh financimin e ndërtimit të parkut solar me kapacitet 100 MË në KEK. Në kuadër të financimit janë edhe 32 milionë euro grant nga ËBIF.
Kjo marrëveshje, e cila kërkon 2/3 e votave të deputetëve, ishte bllokuar nga opozita, duke mos u votuar.
Të njejtit që ankohen pse kapacitetet energjetike nuk po ndërtohen më shpejt, në anën tjetër po bëjnë çmos që të bllokojnë ndërtimin e çdo projekti.