Arrestohen tre persona në Pejë për vjedhje të rëndë
Policia në Pejë ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët ditëve të fundit në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Pejë kanë kryer disa vjedhje të rënda.
Policia ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e Shtetit janë kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e ftohtë (thikë) dhe sende të ndryshme, të cilat dyshohet se janë vjedhur në disa lokacione të ndryshme.
“Pas intervistimit nga hetuesit, dy të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri