Diogo Jota vdiq vetëm 11 ditë pasi u martua

Futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor në provincën e Zamorës, në Spanjë. Incidenti ndodhi këtë mëngjes, në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.

Jota udhëtonte në makinë me vëllanë e tij, Andre, një futbollist profesionist 26-vjeçar, kur automobili doli nga rruga.

Sipas dëshmitarëve që telefonuan në numrin 112, makina u përfshi nga flakët.

Jota, i cili ishte vetëm 11 ditë i martuar, ka lënë një boshllëk të madh në botën e futbollit.