Arrestohet në Merdar një shtetas i Azerbajxhanit, tentoi t’i japë ryshfet zyrtarit policor
Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar të mërkurën në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Sipas Policisë, ai dyshohet se ia ka ofruar 20 euro një zyrtarit policor si ryshfet për t’ia mundësuar kalimin e kufirit.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia. /Zëri