“NGOM Fest 2025” nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “NGOM Fest”, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e muzikës në kalanë historike të Prizrenit.

Festivali do të mbahet nga data 3 deri më 6 korrik dhe do të zgjasë katër ditë, duke ofruar një program të pasur muzikor që premton momente të paharrueshme për pjesëmarrësit.

“NGOM Fest”, i cili organizohet që nga viti 2011 dhe që çdo vit tërheq një interes të madh, këtë vit do të sjellë në skenë shumë artistë që interpretojnë në zhanret e muzikës Rock, Alternative dhe Elektronike. Ndër emrat që do të performojnë këtë vit janë: Acer, Mscream, Mak Zøgaj, Sëngë, Buta, Spin by Celina, Dhjetori, Zwada, Shpat Deda, Dren Abazi, Yuko, Uran B., Vera Grace, _C93, Petro Marko, Anëtë, Armen Miran, Secret 47 dhe George Adi.

Me atmosferën magjepsëse të Kalasë së Prizrenit, ky aktivitet do t’i bashkojë dashamirët e muzikës nga vendi dhe jashtë tij, duke vazhduar të kontribuojë ndjeshëm në jetën kulturore dhe artistike të Kosovës. Pritet që “NGOM Fest 2025” të jetë i suksesshëm dhe me pjesëmarrje të lartë edhe këtë vit. /kultplus