Rasti që tronditi Shqipërinë, del para gjykatës babai që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën

Z.M., 36-vjeçari që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur ,12-vjeçare, të mërkurën ka dalë para Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë, raporton TCH.

Rasti që tronditi Shqipërinë u zbulua në fshatin Sheqishte të Patosit.

Vajza, tash adoleshente, e denoncoi babanë, pasi fillimisht u largua nga banesa ku jetonin si familje.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, sipas dëshmisë së nënës së vajzës, 36-vjeçari kishte abuzuar me të ndër vite. Vajza, e vogël në moshë, kishte heshtur shkaku i frikës dhe presionit psikologjik.

Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.