Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje në Graqanicë

Njësiti i Hetimeve pranë stacionit policor në Graqanicë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në vjedhje.

Policia përmes njoftimit ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve për rastin në fjalë, dhe bën thirrje që çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e dy të dyshuarve për " Vjedhje" të raportohen në numrin emergjent 192 ose përmes emailit zyrtar: info@kosovopolice.com.

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarëve për zbardhjen e plotë të rastit. /Zëri