Zyrtare: Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar se Eris Abedini është larguar nga klubi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në Facebook.

Klubi ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit dhe i ka uruar shumë suksese tutje. /Zëri

Postimi i plotë:

Faleminderit, Eris Abedini!

Nga sot mesfushori Eris Abedini nuk është më pjesë e jona.

Duam ta falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe energjinë e tij në fushë, ai ka dhënë një ndihmesë të çmuar për skuadrën tonë.

I urojmë shumë suksese në hapin e radhës në karrierën e tij futbollistike!

Faleminderit, Eris!