Zyrtare: Muharrem Jashari rinovon kontratën me LNZ Cherkasyn

Mesfushori Muharrem Jashari ka rinovuar kontratën me LNZ Cherkasy për edhe tri vite të tjera, me rritje të ndjeshme të pagës.

Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, Jashari ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë klubeve evropiane, përfshirë LASK, Dinamo Kiev, Karpaty Lviv, Polissya Zhytomyr dhe CSKA Sofia.

Pavarësisht interesimit të madh, ai ka zgjedhur të vazhdojë projektin me LNZ. Performanca e tij mbresëlënëse dhe roli lider në mesfushë e kanë bërë një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Jashari është gjithashtu pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, duke fituar zemrat e Dardanëve me angazhimin e tij.

LNZ e sheh atë si një element kyç në synimet për sukses në sezonet e ardhshme.