Dënohet me 4 vjet burgim polici që goditi për vdekje 26-vjeçaren në Pejë

Sot është bërë shpallja e aktgjykimit ndaj zyrtarit policor Argjend Kastrati, i akuzuar për aksidentin me fatalitet, ku vdiq 26-vjeçarja Zana Gjevukaj.

Siç shkruan Klankosova, Kastrati është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Pejë.

Në seancën e fundit polici shprehu pendesën dhe i kërkoi falje familjes së vajzës për rastin tragjik.

Aksidenti ndodhi më 1 prill, në Qyshk të Pejës, ku i akuzuari goditi për vdekje me veturë të ndjerën, duke i shkaktuar plagë të rënda.