Gazetarit Valon Syla i caktohet masa “Ndalim i afrimit të vendit ose personit të caktuar”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar gazetarit Valon Syla masën “Ndalim i afrimit të vendit ose personit të caktuar”.

Syla dyshohet për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

Caktimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo masë u caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore.