Përleshen katër të mitur në Obiliq, njëri theret me thikë

Të hënën rreth orës 19:45 është raportuar një përleshje mes katër të miturve në Obiliq.

Sipas Policisë, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë.

“Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri