Kërcënoi një grua, arrestohet i dyshuari në Gjilan dhe i sekuestrohen 59 fishekë

 

Një grua nga Gjilani të shtunën rreth orës 02:00 ka njoftuar se derisa ka qenë në veturën e saj në një parking është kërcënuar me armë nga një mashkull.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe atij i janë sekuestrur një pistoletë me 59 fishekë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së. /Zëri