Ballkani arrin marrëveshje me Sereben e Clujit
Ballkani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ekipit rumun, CFR Cluj, për transferimin e plotë të futbollistit Valentin Serebe.
Klubi suharekas tha se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të jetë nën kontratë 3 vjeçare me Ballkanin.
“22 vjeçari do të jetë armë shtesë e jona drejt objektivave për edicionin e ri të Superligës, sikurse edhe në kualifikimet evropiane”, thuhet në njoftim.