Zyrtare: Barcelona nënshkruan me portierin, Joan Garcia

Barcelona ka njoftuar se është përforcuar me portierin, Joan Garcia.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare në platformën X.

Portieri do të jetë pjesë e katalunasve deri më 30 qershor 2031 dhe, siç njofton klubi, lojtari do të nënshkruajë këtë të premte.

Portieri 24-vjeçar iu bashkua Barcelonës duke u larguar nga rivali lokal, Espanyoli.

“FC Barcelona nënshkruan me Joan Garcian

FC Barcelona ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh plus.

FC Barcelona aktivizoi klauzolën e lirimit të lojtarit Joan Garcia. Kostoja e klauzolës ishte 25 milionë euro plus CPI.

Këtë të premte lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031, në një ceremoni private në zyrat e FC Barcelona”, thuhet në komunikatën e klubit. /Zëri