Zyrtare: Malisheva përforcohet me sulmuesin, Xhemajl Ibishi
Malisheva ka njoftuar se është përforcuar me sulmuesin, Xhemajl Ibishi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një njoftimi në Facebook.
Ibishi i bashkohet Malishevës, duke u larguar nga FC Shkupi, njëherësh edhe si përforcimi i parë i këtij afati kalimtar për skuadrën e Malishevës. /Zëri
Postimi i plotë:
WELCOME XHEMAJL IBISHI
FC Malisheva ka kënaqësinë të ju prezantoj sulmuesin Xhemajl Ibishi si përforcimin e parë të këtij afati kalimtar.
Sulmuesi ynë i ri, ishte një nga më të mirët me FC Shkupi në Maqedoni të Veriut, ndërsa vije tek ne për të qenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë për garat europiane dhe për edicionin e ri në Albi Mall Superligë.
Ibishi njihet për cilësitë e tij fizike dhe ‘vrasës’ para portës, andaj presim që me kualitetin e tij të na dhuroj spektakël, shumë gola dhe asiste!
Ne, jemi të fokusuar të vazhdojmë të i rrisim vlerat dhe konkurrueshmërinë përbrenda skuadrës sonë, për të qenë sa më të gatshëm për sfidat që na presin dhe realizimin e objektivave në të gjitha drejtimet.
Mezi presim të të shohim në fushë, Xhemajl!