Nëse kalon Sheriffin, Prishtina mund të përballet me Beshiktashin

Sot është edhe shorti për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Shorti është prej orës 13:00.

Fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Prishtina, në raundin e parë kualifikues takohet me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë, skuadër që është favorite.

Por nëse e kalon Sheriffin, Prishtina mund të përballet me gjigantin turk Beshiktash.

Kundërshtarë tjerë potencialë të Prishtinës në raundin e dytë kualifikues janë Utrechti holandez, Hiberniani skocez dhe fituesi i ndeshjes Spartak Trnava (Sllovaki) – Hacken (Suedi).