Man United do t’i japë përparësi shitjes së Sanchos

Manchester United po mendon ta shesë Jadon Sanchon.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, klubi anglez do t’i japë përparësi shitjes së lojtarit me marrëveshje të përhershme.

Klubi do të mundohet që ky transferim të ndodhë përpara se të hapë dyert për huazime.

Sipas Romanos, Napoli është midis klubeve që e dëshirojnë, por nuk kanë ndërmend të paguajnë pagën e tij aktuale, në garë ka edhe shumë klube të tjera.

Kontrata aktuale e Sanchos me Djajtë e Kuq është e vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Zëri