Neymari zbulon se ishte afër t’i bashkohej Fluminenses për Kupën e Botës për Klube

Neymari ka zbuluar detaje të reja rreth karrierës së tij pak kohë pasi nënshkroi me Santosin.

Braziliani zbuloi se ai ishte afër t’i bashkohej klubit brazilian për Kupën e Botës për Klube.

“Isha afër t’i bashkohesha Fluminense për Kupën e Botës për Klube FIFA, ishte një shans serioz”, u shpreh sulmuesi.

“Vendosa të mos vazhdoja dhe të qëndroja te Santos për t’u rikuperuar pasi nuk jam ende 100% në formë dhe dua të jem në gjendjen time më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi tutje ai.

Neymari iu bashkua Santosit në merkaton e dimrit, ku njëherësh është edhe klubi i fëmijërisë.

Aktualisht kontrata e tij i skadon në fund të këtij muaji. /Zëri