Rrugëtimi evropian, Malisheva e mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencës

Malisheva e ka mësuar kundërshtarin pasi sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rundin e parë kualifikues të Conference League.

Malishevasit në rundin e parë kualifikues do të ballafaqohen me ekipin nga Islanda, Vikingur Reykjavik.

Kjo është hera e dytë për Malishevën që merr pjesë në gara evropiane, përkatësisht në UEFA Conference League, transmeton Klankosova.tv.

Ata kanë pasur gjasa që të përballen edhe me ekipin nga Shqipëria, Partizanin, por edhe me ekipin nga Malta, Floriana dhe atë nga Gjibraltari, St Joseph’s.