Klubet shqiptare Partizani, Vllaznia dhe Deçiqi mësojnë kundërshtarët në Evropë
Klubet shqiptare si Partizani, Vllaznia dhe Deçiqi tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për garat evropiane.
Partizani që do të marrë pjesë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me Nomme Kalju të Estonisë.
Në anën tjetër Vllaznia është vënë përballë Daugavpils nga Letonia si kundërshtar i parë i tyre.
Klubi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiqi, do të luajë ndaj Sileksit të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë Dinamo City do ta nis rrugëtimin nga raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kjo për shkak të vendimit të UEFA-s për t’ia pamundësuar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit irlandez Drogheda United.