“Nuk ja uroj më të mirën”, Mascherano i dërgon një mesazh Xabi Alonsos

Xabi Alonso ka marrë një mesazh qesharak nga ish-bashkëlojtari i tij tek Liverpooli, Javier Mascherano, teksa po përgatitet për jetën si trajner i Real Madridit. 

Rikthimi i Alonsos në Madrid shënon një pikë të madhe në karrierën e tij si trajner. 

Pasi u largua nga Bayer Leverkuseni këtë verë, atje ku i orkestroi ata drejt triumfit në Bundesliga, duke i dhënë fund dominimit të gjatë të Bayern Munichut, spanjolli tashmë ka një detyrë të vështirë për ta ringjallur ekipin e Real Madridit që dështuan sezonin e kaluar. 

 

Periudha e Alonsos tek Leverkuseni i ka fituar atij një reputacion sa i përket inovacionit në aspektin taktik dhe zhvillimit të lojtarëve, duke i ndihmuar të rinjtë të shndërrohen në lojtar me mentalitet fitues. 

Teksa Alonso po përgatitet për detyrën e vështirë në Madrid, Mascherano, i cili tashmë është në krye të Inter Miamit, u pyet për ish-bashkëlojtarin e tij. 

“Nuk kam biseduar me atë. Ai ishte njëri ndër lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur në karrierën time”. 

“Nuk ja uroj më të mirën sepse është tek Real Madridi, por jam i sigurt se ai do të jetë një trajner i madh për klubin”. 

“Ai ka bërë një punë të mrekullueshme tek Bayer Leverkuseni. Ai është një person i madh dhe unë e pata privilegjin të luaja përkrah tij për tri vite”, ka thënë Mascherano./Telegrafi/