Shkëndija prej sot në Slloveni për fazën kryesore të përgatitjeve

Skuadra e Shkëndijës ka udhëtuar drejt Sllovenisë, ku prej sot ka nisur fazën kryesore të përgatitjeve në prag të sfidave në eliminatoret e UEFA Ligës së Kampioneve, njofton Telegrafi.

Bazën stërvitore kuqezinjtë do ta kenë në kompleksin sportiv Terme ëateë, ku do të qëndrojnë deri më 28 qershor.
Kjo periudhë përgatitore është thelbësore për ngritjen fizike dhe taktike të ekipit, ndërsa janë planifikuar katër ndeshje miqësore ndaj kundërshtarëve të ndryshëm, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për testimin e përbërjes dhe konsolidimin e lojës përballë sfidave ndërkombëtare.

Një moment me rëndësi të veçantë gjatë kësaj faze do të jetë hedhja e shortit për raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 17 qershor në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës. Klubi do ta ndjekë këtë moment nga Sllovenia, me synimin për të mësuar emrin e kundërshtarit të parë në edicionin evropian 2025/26.

Pas përfundimit të qëndrimit në Slloveni dhe ndeshjes së fundit testuese më 28 qershor, ekipi do të rikthehet në Tetovë, ku do të zhvillojë përgatitjet përfundimtare në ambientet e klubit, në prag të sfidës së parë zyrtare në Evropë, e cila është parashikuar për 8 ose 9 korrik.