Distria Krasniqi e pandalshme, kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror
Distria Krasniqi ka arritur tashmë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja pejane ka arritur t’i fitojë edhe luftën e tretë radhazi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë dhe Francine Echevarria të Puerto Ricos në raundin e tretë, Distria u tregua e fortë edhe në çerekfinale.
Në çerekfinale, pejania ishte e papërmbajtshme ndaj hungarezes Reka Pupp, të cilën e mposhti me një ‘yuko’ dhe një ‘waza-ari’.
Me këtë fitore, Distria kalon në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me spanjollen Ariane Toro Soler.
Kujtojmë se Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.