Zyrtare: Axel Gnapi, lojtar i ri i Llapit
Llapi ka njoftuar zyrtarisht se ka rrëmbyer nga Prishtina sulmuesin Axel Gnapi, me të cilin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Përveç largimeve, klubi nga “Zahir Pajaziti” ka filluar edhe me përforcime para nisjes së përgatitjeve për sezonin 2025/26.
Klubi llapjan ka kompletuar edhe transferimin e katërt këtë verë, pasi ka njoftuar për nënshkrimin me Gnapin.
“Klubi Futbollistik Llapi zyrtarizon përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin qendror Axel Gnapi, i cili vjen nga radhët e FC Prishtina”.
“KF Llapi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare që do ta mbajë Gnapi-n në Podujevë deri në qershor të vitit 2027”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Sipas faqes zyrtare, me e tiparet e tij, Gnapi do të forcoj edhe më tej fazën sulmuese dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit.
Ky do të jetë kapitulli i dytë për 23-vjeçarin në futbollin kosovar, pas gjashtë muajve të kaluar te FC Prishtina, ndërsa më parë, ai ka qenë pjesë e disa klubeve franceze, përfshirë: Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort.
Transferim iu finalizua falë bashkëpunimit me kompaninë ndërmjetësuese AAG Sportstotal, të cilës i shprehin falënderime për bashkëpunimin e vazhdueshëm.