Galatasaray, optimist për të arritur marrëveshje me Leroy Sanen
Galatasaray është duke punuar shumë për t’i siguruar shërbimet e futbollistit Leroy Sane.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, klubi turk tani është optimist dhe i sigurt për të arritur marrëveshjen me Sanen.
Bordi dhe presidenti i Galatasaray tani janë të sigurt për të marrë dritën jeshile nga Sane dhe për ta sjellë atë në klub.
Sipas Romanos, negociatat janë duke ecur mirë.
Sulmuesi në fund të qershorit bëhet agjent i lirë. /Zëri