Tensione në finalen e futsallit në Kosovë, lëndohet gazetari i njohur
Gazetari i njohur sportiv, Lorik Gashi, është lënduar si pasojë e tensioneve në finalen e futsallit.
Tensionet u nisen në rrethana të panjohura, teksa në fushë ishte koha shtesë mes Prishtinës 01 dhe Drenicës.
Ende nuk dihet se sa e rëndë është gjendja shëndetësore e gazetarit Gashi, i cili u pa duke çaluar dhe duke u shoqëruar nga dy persona që e ndihmonin të qëndronte në këmbë.