Mësohet se kur De Bruyne do të nënshkruajë kontratën me Napolin
Kevin De Bruyne do të mbërrijë në Itali deri në fund të javës së punës, për të kompletuar testet mjekësore dhe formalitetet e fundit për transferimin e tij te Napoli.
De Bruyne do të jetë në qytetin e Napolit të enjten, për vizitën e tij të fundit, para se të bëhet lojtari i ri i Napolit, raporton “Football Italia”.
Ekzistojnë mundësi që zyrtarizimi i transferimit të shtyhet, mirëpo edhe në rastin më të keq, De Bruyne pritet të kompletojë testet mjekësore në fund të javës.
Belgu, i cili shënoi golin e fitores për Belgjikën në minutën e 88-të, në triumfin prej 4-3 ndaj Uellsit, në kualifikimet për Kupën e Botës të vitit 2026.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin e Napolit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mesfushori do t’i bashkohet Napolit si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester Cityn, aty ku kaloi një dekadë. Aty fitoi gjashtë herë titullin e kampionit në Premierligë dhe e fitoi një herë Ligën e Kampionëve.
Gruaja e lojtarit veçse e ka vizituar qytetin, ku kishte zgjedhur shtëpinë dhe shkollat e mundshme për tre fëmijët e çiftit.
Belgu mund të jetë nënshkrimi i parë i Napolit për këtë merkato verore, edhe pse klubi është po ashtu afër të mbyllë marrëveshjen me Empolin për mbrojtësin 20-vjeçar, Luca Marianucci.