Barcelona transferon Joan Garcian
Barcelona e ka transferuar portierin e Espanyolit, Joan Garcia.
Tashmë janë nënshkruar dokumentet dhe pagesa e klauzolës së lirimit do të bëhet në ditët në vijim, sipas gazetari Fabrizio Romano.
“Të gjitha kontratat tani janë në vend, ku Espanyoli do t’i përfitojë 25 milionë euro dhe Joan Garcia do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjecare me Barcën”, shkruan Romano.