Albion Rrahmani me një super gol barazon rezultatin ndaj Komoreve
Kombëtarja e Kosovës ka barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen miqësore ndaj Komoreve.
Në sfidën që po luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët. Ata realizuan për rezultatin 1-0 në minutën e 12-të përmes Said Bakari. Por epërsia e tyre zgjati vetëm shtatë minuta pasi Kosova ia doli të barazojë rezultatin përmes Albion Rrahmanit.
Rrahmani shënoi për 1-1 në minutën e 19-të duke e lënë pa asnjë mundësi reagimi portierin kundërshtar./Telegrafi