De Jong flet për të ardhmen e tij te Barcelona

Frenkie de Jong ka folur për të ardhmen e tij te Barcelona.

De Jong vitetve të fundit është lidhur shumë me një largim nga kampi blaugran. 

Holandezi shpreson që do të ndodhë rinovimi pasi është i lumtur te Barça.

"Unë mendoj se do të rinovoj kontratën time me Barça, por nuk mund ta thuash kurrë këtë me 100% siguri. Nëse gjithçka shkon mirë, do të ndodhë".

“Shpresoj që të ndodhë, jam i lumtur te Barça”, tha për Voetbal Zone.

Kontrata e mesfushorit me Barcelonën i skadon më 30 qershor 2026. /Zëri