Studimi zbulon ndikimin e jashtëzakonshëm të kafesë te gratë
Një kafe në mëngjes mund t’i ndihmojë gratë të qëndrojnë të shëndetshme me kalimin e moshës. Kjo sipas një studimi të ri nga Universiteti i Harvardit, i cili ndoqi një grup prej afër 50,000 grash për një periudhë 30-vjeçare.
Studimi gjeti se pirja e kafesë çdo mëngjes mund t’i ndihmojë gratë të qëndrojnë të mprehta mendërisht dhe të forta fizikisht në fazat e mëvonshme të jetës.
Përfitimet u panë te gratë e moshës së mesme që pinin kafe me kafeinë. Ky hulumtim i Harvardit tregoi përfitimet e kafesë me kafeinë krahasuar me kafenë pa kafeinë, çajin ose sodën.
Ky studim tregoi se, kafeja pa kafeinë nuk kishte efekt të njëjtë, shkruan FoxNews.
Studiuesit shpjegojnë se plakja e shëndetshme nënkupton arritjen e një moshe pa sëmundje të rënda kronike dhe me funksione të mira fizike e mendore.
Përfitimet u panë te gratë e moshës së mesme që pinin kafe me kafeinë. Kafeja dhe çaji pa kafeinë nuk kishin të njëjtin efekt.
“Plakja e shëndetshme’ këtu nënkuptonte mbijetesën deri në moshë të shtyrë pa sëmundje të rënda kronike dhe me funksion të mirë fizik, mendor dhe njohës”, tha për Fox News Digital, Sara Mahdavi, Ph.D., një bashkëpunëtore post-doktorale në Shkollën e Shëndetit Publik Harvard TH Chan, Universiteti i Harvardit.
"Është e rëndësishme të theksohet se kjo marrëdhënie vazhdoi edhe pasi u morën në konsideratë faktorët kryesorë të stilit të jetesës, si cilësia e dietës, aktiviteti fizik dhe pirja e duhanit - secili prej të cilëve është gjithashtu i lidhur fort me plakjen e shëndetshme në të drejtën e tij”, tha tutje ajo.
Gratë që kualifikoheshin si të shëndetshme, u gjetën se konsumonin mesatarisht 315 miligramë kafeinë çdo ditë, kryesisht duke pirë kafe.
Çdo filxhan kafeje shtesë lidhej me një shans prej 2% deri 5% më të madh për plakje më të shëndetshme, gjeti studimi.
Por, pijet e gazuara që përmbajnë kafeinë treguan se shkaktonin efekt të kundërt në plakje – shumë më pak të shëndetshme.