Prishtina, Tirana dhe Shkupi bashkë në Konferencën Shkencore për Diasporën

“Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008” titullohet konferenca shkencore që mbahet sot dhe nesër në Prishtinë.

Konferenca do të trajtojë rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në raport me çështjen kombëtare dhe zhvillimet e Kosovës gjatë periudhës 1912–2008.

Kjo konferencë organizohet nga instituti i historisë “Ali Hadri”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Institutin e Historisë – Tiranë dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Ngjarja fillon nga ora 9:30 në Amfiteatrin e institutit të historisë “Ali Hadri”.