Zyrtare: Xabi Alonso, trajner i ri i Real Madridit
Real Madridi ka njoftuar se Xabi Alonso është trajneri i ri i skuadrës së pare.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi përmes një njoftimi zyrtare në rrjetet sociale.
Alonso do të jetë trajner i Los Blancos deri më 30 qershor të vitit 2028.
“Real Madrid C. F. konfirmon se Xabi Alonso do të jetë trajner i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit.
Xabi Alonso është një legjendë e Real Madridit dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror. Ai bëri 236 paraqitje për ekipin ndërmjet viteve 2009 dhe 2014, duke fituar gjashtë tituj në atë kohë: Kupën e dhjetë Evropian në Lisbonë, 1 Superkupë Evropiane, 1 titull LaLiga, 2 Copas del Rey dhe 1 Superkupë Spanjolle.
Xabi Alonso gjithashtu krenohet me statusin legjendar për Kombëtaren spanjolle, ku fitoi një Kupë Bote (2010) dhe 2 Kampionatin Evropian (2008 dhe 2012) në 113 ndeshje ndërkombëtare.
Xabi Alonso filloi karrierën e tij si trajner në formacionin e akademisë së Real Madridit, duke marrë drejtimin e U-12-ve për sezonin 2018-2019 dhe duke fituar ligën dhe Torneo de Campeones.
Ai tani kthehet në Real Madrid si një nga trajnerët më të mëdhenj në botë, pasi bëri histori në Bayer Leverkusen, ku fitoi ligën, kupën dhe Superkupën e Gjermanisë për tre sezone. /Zëri