Vushtrria fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë
Vushtrria ka fituar ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë me rezultat 3-1.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, prodhoi një sfidë tejet të luftuar nga të dyja skuadrat.
Të parët që kaluan në avantazh ishin prizrenasit të cilët realizuan për rezultatin 1-0 në minutën e dhjetë përmes Dijar Nikqit.
Në minutën e 36-të Vushtrria realizoi për të barazuar rezultatin në 1-1 përmes Daut Maxhunit i cili u asistua nga Drilon Fazliu,
Me të filluar pjesa e dytë, vushtrriasit ia dolën të shënojnë golin e epërsisë me anë të Theophilius Solomon që realizoi për 2-1 nga penalltia.
Në minutën e 67-të Liria pati një rast ideal për të barazuar gjithçka, por Berisha goditi shtyllën.
Për të vulosur përfundimisht çështjen e fituesit u përkujdes Urim Statovci i cili në minutën e dhjetë shtesë realizoi për rezultatin 3-1.
Ndeshjen vendimtare për inkuadrim në Superligën e Kosovës, Vushtrria do ta luajë ndaj vendit të tetë në elitën e futbollit kosovar, që pritet të vendoset mes Llapit ose Suharekës.