Tottenham – Man Utd, sonte finalja e madhe e Ligës së Evropës

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Evropës.

Finalja e Ligë së Evropës ka vënë përballë dy ekipet angleze.

Bëhet fjalë për Tottenham Hotspurin dhe Manchester Unitedin, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “San Mames” në Spanjë.

Për të kaluar në finale, Djajtë e Kuq mposhtën Athletic Clubin me rezultat 4-1, kurse Tottenhami eliminoi Bodoe/Glimtin 0-2.

Ndeshja fillon në orën 21:00 dhe pritet të zhvillohet një finale mjaft interesante. /Zëri