Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për stadiumin e qytetit.
Hyseni po ashtu ka njoftuar se shumë shpejt do të nisin punimet dhe këtë akt e ka quajtur si fillim i një epoke të re për sportin në Gjilan, raporton Zeri.info.
“U nënshkrua kontrata për Stadiumin e Gjilanit!
Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.
Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh!
Shpejt, shumë shpejt... shihemi në stadiumin e ri!”, shkroi kreu i Gjilanit në Facebook. /Zëri