“Luani kundër Shqipërisë, mposhtni ata”, Vuçiqi me kërkesë ndaj trajnerit të Serbisë
Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviq Piksi, mbërriti në takimin e Partisë Progresive Serbe në Nish për të mbështetur publikisht presidentin e vendit, Aleksandar Vuçiq.
Stojkoviqi e ka mbështetur më parë Vuçiqin dhe tani ai u shfaq në një tubim në qytetin e tij të lindjes. Vuçiqi nuk e fshehu sa shumë do të thotë për të që Piksi i famshëm është në anën e tij.
Gjatë fjalimit të tij në tubim, Vuçiqi ndau disa minuta dhe ia kushtoi ato Piksit, duke thënë se “Piksi nuk u fsheh si shumë të tjerë”.
“E pashë pak kohë më parë dhe e shoh edhe këtu. Një duartrokitje e madhe për trajnerin e Serbisë Dragan Stojkoviq Piksi, legjendën e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë”, tha Vuçiqi në tubim.
@sakiilaki3 Piksi podrëao skup “NE DAMO SRBIJU” ë #vucic #aleksandarvucic #piksi #draganstojkovic #fudbal #skup #nedamosrbiju #nis #srbija #serbia #belgrade #beograd #evropa #europe #viralno #proud #fyp #foryoupage #fypë #viralvideos ë original sound - sakiilaki
Përveç kësaj, presidenti serb u ndal edhe te ndeshja kualifikuese ndaj Kombëtares së Shqipërisë më 7 qershor, duke i kërkuar fitoren ndaj kuqezinjve.
“Në qershor ose korrik do të luani atje kundër Shqipërisë. Shkoni për t’i mposhtur ata”, shtoi presidenti serb gjatë fjalimit të tij në skenë, duke shkaktuar kështu kënaqësi të madhe, por edhe emocione në fytyrën e Piksit. /Telegrafi