Serbia shpall listën për ndeshjen me Shqipërinë
Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka shpallur të martën listën për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Shqipërisë.
Lista e Stojkoviqit është e gjerë, ndërsa finalja do të shpallet më 30 maj.
Më 2 qershor selektori serb do të flasë për media. Të njëjtën ditë bëhet grumbullimi i kësaj përfaqësueseje për ndeshjet me Shqipërinë dhe me Andorrën.
Në listën e gjerë janë 29 lojtarë, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga Dushan Vlahoviq i Juventusit, Luka Joviq i Milanit dhe Aleksandar Mitroviq i Al-Hilalit. Lazar Samargjiq i Atalantas është emër tjetër i njohur.