Media e huaj shkruan për Gjirokastrën, Rama: Destinacion në fokus i udhëtimeve unike

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka shpërndarë artikullin e shkruar nga një media e huaj, e cila i bën jehonë qytetit të Gjirokastrës.

Në artikullin në fjalë thuhet se Gjirokastra një qytet prej guri, njihet për kalanë, rrugët me kalldrëm, si dhe gatimet e shijshme.

Rama tha se Gjirokastra nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, që nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike, një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme – i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant – siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve ‘Islands’, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi ai në Facebook.