Sonte në Gjakovë performon orkestra e Filarmonisë së Kosovës
Sonte me fillim nga ora 19:30 në Gjakovë do të mbajë koncert orkestra e Filarmonisë së Kosovës.
Ky koncert do të mbahet në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, raporton Zeri.info.
Filarmonia e Kosovës njofton se në koncert do të interpretohen vepra nga kompozitorët shqiptarë: Rexho Mulliqi dhe Kreshnik Aliçkaj, si dhe vepra nga kompozitorë botërorë si Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla. /Zëri