S’ka kualifikim për Kosovën në Evropianin e hendbollit
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka përfunduar pa sukses fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2026”, pasi ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit ndaj Holandës.
Ndeshja e zhvillua të dielën në ‘s-Hertogenbosch, ku Kosova kishte nevojë për fitore për të ruajtur gjasat për një kualifikim historik, është mbyllur me rezultat 34:29.
Pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve,skuadra kosovare nuk ka arritur ta përballojë ritmin e lartë të vendasve, të cilët tashmë e kishin siguruar kualifikimin.
Në të njëjtën kohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Ishujt Faroe e kanë mposhtur Ukrainën, duke konfirmuar pozitën e parë në tabelë. Ky rezultat vulosi përfundimisht renditjen e grupit, duke i lënë djemtë e Kosovës jashtë Evropianit.
Tabela përfundimtare e grupit është: Ishujt Faroe në vendin e parë me 9 pikë, Holanda në vendin e dytë me 8 pikë, Ukraina në vendin e tretë me 4 pikë dhe Kosova në vendin e katërt me 3 pikë.