Uta Ibrahimi e ngjet edhe majën e 14-të më të lartë në botë

Uta Ibrahimi ka ngjitur edhe majën e 14-të më të lartë në botë.

Atë e ka uruar ish-presidentja Atifete Jahjaga, duke i thënë se është gjithmonë krenare me Utën.

“Gratë tona nuk njohin fjalën sfidë. Uta Ibrahimi ka arritur edhe majën e 14-të më të lartë në botë, duke u bërë gruaja e parë shqiptare që përfundon këtë mision madhështor”.

“Uta, jo vetëm sot, por gjithmonë krenare me ty”, ka thënë Jahjaga.