Shfaqja “Të negociosh paqen” më 8 dhe 9 maj do të jepet në Firence

Komedia ”Të negociosh paqen”, në të cilën luajnë aktorët nga Kosova e Shqipëria: Shkumbin Istrefi, Meli Qena, Ema Andrea, Dukagjin Podrimaj etj., do të prezantohet në Teatrin e Pergolas në Firencë, më 8 dhe 9 maj.

E frymëzuar nga libri i Richard Holbrooke ‘To End a War’ dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Kadaresë, shfaqja ‘NEGOTIATING PEACE’ tenton të ballafaqojë publikun me prapavijat, sfidat, frikërat dhe shpresën që e shoqërojnë arritjen e një marrëveshjeje të paqes.

E shkruar nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Nezirajt, shfaqja pati udhëtime nëpër Evropë duke u prezantuar në vende të ndryshme. Në festivalin Mittelfest në Cividale del Friuli në korrik të vitit të kaluar, aktorja Ema Andrea u shpërblye me çmimin “Adelaida Ristori”.