Kjo është pasuria e Albulena Haxhiut
Agjencia Kosovare kundër Korrupsioni (AKK) ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.
Pasurinë e ka deklaruar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tashmë është propozuar nga Vetëvendosja për postin e kryeparlamentares.
Haxhiu në AKK ka deklaruar një banesë 82 m2 në vlerë 60 mijë euro në pronësi të bashkëshortit dhe tokë 6 ar të trashëguar në vlerë 15 mijë euro.
Haxhiu posedon një veturë Seat me vlerë 9700 euro, të blerë nga huaja dhe nga shitja e veturës së vjetër.
Ajo ka deklaruar se ka 1 mijë e 600 euro kursime në bankë.
Te të ardhurat vjetore, Haxhiu ka deklaruar se për pozitën e ministres merr 22 mijë e 540 euro nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa mëditje nga udhëtimet zyrtare janë 760 euro.