Elvir Gashijani shpallet “Ylli i Javës” në Superligë
Elvir Gashijani i Llapit, është shpallur “Ylli i javës” së 30-të.
Çmimi atij iu dha nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Gashijani shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër, duke qenë lojtari më i dobishëm i skuadrës së tij në fitoren e rëndësishme në udhëtim kundër Malishevës, e cila përfundoi me rezultat 1:3.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur shumë mirë. Forma e lojtarëve ishte maksimale. Grupi dhe atmosfera në ekip janë shumë të mira dhe besoj se do të triumfojmë edhe në ndeshjen e Kupës së Kosovës. Jam shumë i lumtur që jam shpallur më i miri i javës dhe dua të falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen, familjen, klubin dhe dy njerëzit që janë gjithmonë afër meje – Afrim Ajetin dhe Adil Vokrrin,” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.